May 1, 2024
Maqedoni

Dimitrievski: Në zgjedhjet e ardhshme qytetarët në Kumanovë do të fitojnë

Kryetari aktual i Komunës së Kumanovës dhe kandidat i pavarur në këto zgjedhje lokale, Maksim Dimitrievski tha se janë përmbyllur listat për këshilltarë.

“Lista e këshilltarëve “Për Kumanovën tonë” kishte mbështetjen e mbi 1.250 qytetarëve”, tha Dimitrievski duke falënderuar qytetarët për mbështetjen masive.

Ai po ashtu tha do të punojnë për zhvillimin e qytetet dhe të ardhmes së qytetarëve siç është bërë deri tani por me më shumë ambicie dhe energji.

Sipas tij, qytetarët e Kumanovës janë ata që dhanë mbështetje për një koncept të tillë dhe ata do të fitojnë në zgjedhje.

“Në zgjedhjet e ardhshme në Kumanovë do të fitojnë qytetarët”, tha Dimitrievski.