Në Maqedoni nuk ka hapësirë dhe kushte për hapjen e kampeve të migrantëve, deklaroi sot kryetari i Lëvizjes ZNAM – Për Maqedoninë Tonë, Maksim Dimitrievski.

Në fund të fjalimit me rastin e dyvjetorit të themelimit të ZNAM-it, Dimitrievski theksoi se në të njëjtën linjë qëndrimi janë edhe partnerët e tjerë të koalicionit qeveritar.

“Maqedonia e ka përmbyllur historinë e saj me migrantët në vitin 2000, me përfundimin e krizës së Kosovës. Nuk ka hapësirë për hapjen e kampeve të migrantëve në Maqedoni. ZNAM kurrë nuk do të japë mbështetje për një gjë të tillë, dhe në të njëjtin qëndrim janë edhe partnerët e tjerë të koalicionit në Qeveri”, theksoi Dimitrievski.

Më herët gjatë ditës, koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski, deklaroi se partia e tij i dënon publikisht politikat dhe vendimet e qeverisë së mëparshme të udhëhequr nga Zoran Zaev, me të cilat, sipas tij, ishin hapur mundësi për krijimin e kampeve të migrantëve, në kundërshtim me interesat kombëtare dhe shtetërore.

sqShqip