May 12, 2024
Maqedoni

Dimitrievski i befasuar nga LSDM-ja

Kryetari aktual i Kumanovës dhe ish-anëtar i LSDM-së, Maksim Dimitrievski, i cili u përjashtua nga partia pasi vendosi të kandidojë si i pavarur për mandat të dytë, përmes rrjeteve sociale ka shkruar se është i befasuar nga sjellja e partisë ndaj tij. Siç shkruan, vazhdimisht nuk merr ftesa për pjesëmarrje në seancat e Kryesisë Qendrore të LSDM-së.

“Jam thellësisht i befasuar nga sjellja e këtillë dhe mosthirrja ime e vazhdueshme në seancat e Bordit Qendror të LSDM-së, në të cilat sidomos dje prisja të diskutonim për statusin tim në parti dhe të kërkojmë zgjidhje për situatat më të reja në parti. Mosrespektimi i këtillë i Statutit, mungesa e kapacitetit demokratik tek një pjesë e udhëheqësisë, vetëm po i konfirmon dyshimet e mia për qasjen klienteliste e cila sjell një fenomen të ri të lidershipit kukull”, shkroi Dimitrievski në rrjetet sociale.