May 15, 2024
Maqedoni

Anketa e fundit e IRI-t për rejtingun e partive

Anketa e re e Qendrës për Hulumtime të Institutit Republikan Ndërkombëtar për Maqedoninë e Veriut e publikuar sot ka konfirmuar rejtingun që gëzojnë partitë politike në vend si dhe mbështetjen që kanë liderët e partive kryesore parlamentare shkruan Tetovasot

Në vijë të kësaj ajo që bie në sy është rënia e Lëvizjes Besa e cila nga 4 përqind bie në dy.

Duket se shkakrarë i kësaj është fakti se shqiptarët e kanë dënuar atë, për shkak daljes nga qeveria, bashkëpunimit me Levicën dhe rrugën e tyre me pasievin drjet Rusisë, anti NATO anti -BE dhe kundër Kosovës.

Bashkëpunimi i fotografisë për të rrëzur qeverinë pro evropiane siç duket ka ndikuar te shqiptarët duke e dënuar Bilall Kasamin dhe Lëvizjen BESA që për pak muaj të përgjysmohet kjo parti duke humbur tërësisht legjitimitetin edhe si kryetar komune.
Lëvizja Besa në zgjedhjet e fundit lokale fitoi dy komuna atë të Tetovës dhe komunën e Zhelinës me të cilën kishte administruar edhe katër vitet e kaluara.

Anketa u zbatua nga BRIMA, ndërsa të dhënat janë marrë më 27 nëntor deri më 23 dhjetor./Tetovasot/