Ejup Berisha

Sa shumë njerëz të çuditshëm paska pasur në mesin tone si popull mendja nuk mund tua merr. Unë jo që nuk e kamë ditur këtë gjë por kamë shpresuar se kemi ndryshuar për të mirë. Por ja që nuk paska ndodhur ky lloj ndryshimi pozitiv te ne. Te ne pra vazhdohet me mentalitetin e vjetër e jo me diçka të re. A keni pa e dëgjuar se si tani të gjithë po qesin gur e dru mbi njeriun apo politikanin për të cilin 99.9 % e shqiptarëve për më tepër se dy dekada i injoronin edhe familjarët e tyre më të afërt e lere më njerëzit e tjerë. Pra për Ali Ahmetin shumica e shqiptarëve të RMV-së ishin në gjendje ti jepnin edhe jetët e tyre por edhe tua ato njerëzve të tjerë.

E tani shumica e tyre janë ngritur në këmbë kundër tij dhe e kritikojnë, e ofendojnë si dhe e shajnë të njejtin. Une jo që dua ta luaj rolin e Avokatit të dreqit në ketë qështje, por ata njerëz shumë sinçerishtë dua ti pyes se ku ishin më herët këta që ta shanin dhe ofendonin A.A kur ai bënte veprime dhe aktivitete joadekuate dhe pavend në politikë bashk me subjektin e tij politik BDI-në. Të mos keqkuptohem ky jo që nuk i meriton kritikat por atë duheshte ta kritikonin njerëzit më herët apo qysh atëherë kur ky ishte në pushtet. Por jo kë ta nuk e bënin dot këtë gjë pra atëherë të njejtët
e kursenin bile edhe e mbronin A.A sikurse të ishin Avokatët e tij personal. Kurse sot ripërsëris të njejtët gjuajnë gurë e dru ndaj tij. Kush e bëjnë kë
të gjë pra e bëjnë ata të cilët nga dashuria dhe respekti i madh A.A-në e quanin Komandant legjendar. Edhe pse ky sa ishte në pushtet na harroi të gjithëve bile edhe ata që e përkrahnin shumë pra edhe ata të cilët e çmonin dhe e respektonin shumë. E ne të tjerët nuk i harrojmë të këqijat, traumat dhe tragjeditë që i kemi përjetuar në kohën e qeverisjes se A.A dhe BDI-së. E kur une në opinion thoja se Komandanti nuk është në rrugën e vërtetë kombëtare dhe njerëzore si dhe se i njejti duhet të ndryshon kritikuesit e sotëm- lëvdruesit e tij të mëparshëm mi thonin edhe këto gjëra. Ej a je në mend ti apo mos je çmendur çfar po bën. Pse thua këso gjërash për Komandantin tone a e din ti se për cilin njeri po flet. Pra sipas tyre askush nuk kishte të drejtë që komandantit t’ia thote në sy
të vërtetë. Tigrit duhet tentuar që ti hipni mbi shpindë kur ai ështëi zgjuar e jo kur i njejti fle pasiqë kështu te gjithë mund ti ulen në shpindë kësaj kafshe të eger e të rrezikshme. Edhe pse është shumë rrezik ti afrohesh Tigrit e lere më ti kërcesh në shpind të njejtit sepse mund të të kafshojë apo dhe të ta merr jetën. Por kur në situata të këqija dhe të pavolitshme kur ndodhet kombi dikush duhet marrë guximin dhe të rrezikon e ta kundërshton të keqen. Këtë e kamë bërë unë shumë herët por ka qenë e kotë pasiqë shumica e përkrahnin shumë fort Komandantin dhe subjektin e tij politik BDI-në edhe kur këta nuk vepronin mirë dhe drejtë.
Pra une si duket e mora guximin dhe I kritikova si dhe i kundërshtova të njejtët dhe si rezultat i këtij veprimi une Ejup Berisha 13 vite ngela jashta mundësisë për të gjetur punë me qëllim që ta siguroj kafshatën e bukës për mua dhe antarët e familjes time Ishte komandanti A.A dhe Partia e tij BDI të cilët u përkujdesën që të më ndëshkojnë për kundërsbtimet ndaj tyre. Trembëdhjetë vite të mos japin leje për punesim si subjekt politik nuk janë pak. K mëto gjëra të liga pra i kane bënë ndaj meje këta “patriotët”me bateri të BDI-së bashkë me udhëheqesin e tyre të përjetshëm A.A.
E tani çuditërisht shumica e shqiptarëve u janë gjuajtur në shpindë këtyre por si duket shumë vonë sepse u bënë shumë veprime të qija të cilat sikurse të kishte rezistencë nga qytetarët ndoshta edhe nuk do të ndodhnin. Thuhet se më mirë është të pengohet sesa të shërohet e keqja. E ne tani duhet ti shërojmë sepse nuk i penguam me kohë të këqijat e A.A dhe të BDI-së. Të shpresojmë se nga kjo çasje e jona jo e drejtë ndaj të këqiajave
të cilat na kanë ndodhur në 22 vitet e kaluara kemi mësuar diçka të rëndësishme dhe të vlefshme e ajo është se nuk duhet dhënë hapsirë të keqes por të mirës në politikë.

sqShqip