Shkruan: Argjend Abdyli
Shkurtesa PSP për ‘Prokurorinë Speciale Publike’ nuk tingëllonte mirë për opinionin shqiptar kur debatohej për themelimin e kësaj prokurore si mekanziëm i veçantë juridiko-gjyqësor. Kjo për shkak se njëkohësisht përfshinte në vete edhe shurtesën ‘PS’ për ‘Parti Socialiste’, edhe shkurtesën ‘PP’ për ‘Parti Pune’, dy sinonime ndaj të cilave shqiptarët, veçanërisht ata të Maqedonisë së Veriut, kishin aversion.
Mirëpo këto paragjykime negative për shkurtesën e ‘Speciales’ ranë në ujë, sapo në skenë dolën tri prokuroret Katica Janeva, Fatime Fetai dhe Lençe Ristovska, me premtimet e tyre të fuqishme për të lëvizur ‘gur e dru’, që të luftojnë, zbulojnë dhe shkatërrojnë krimin dhe korrupsionin në vend.
Prokuroria Speciale kishte shumë prokurorë e bashkëpunëtorë, por Katica, Fatimja dhe Lenç(e)ja u bënë sinonim i kësaj Prokurorie. Emrat e tyre u bënë pjesë e bisedave të përditshme, edhe serioze edhe joserioze, respektivisht me humor. Mos të flasim për mediumet, që zhvillonin një garë të hatashme, se cila e paratë sjellë ndonjë foto, deklaratë, apo ndonjë detaj tjetër rreth tyre. Gara mediatike ishte plotësisht e arsyeshme, sepse çdo imtësirë që kishte të bën me tre ‘kryeprokuroret’, ishte garancë për shikueshmëri të lartë, dëgjueshmëri, lexueshmëri dhe shumë pëlqime e shpërndarje në rrjetet sociale. Pres skonferencat e tyre
ishin më të shikuara madje edhe se emisionet ‘Big Brother’ BBVA,e se shumë spektakle tjera mediatike.
Për shkak të përvojës së keqe shumëvjeçare, shumë prej nesh kishim ndjenja të përziera. Fillimisht ndjenja skepticizmi, duke menduar se formimi i kësaj prokurorie është diçka shumë e mirë për të qenë e vërtetë (too good to be true), por edhe ndjenja optimizmi, duke besuar se ka ardhur koha që edhe ne të kemi prokurori të pavarur dhe të pakompromis, pikërisht ashtu siç ishin deklaratat e zonjave e zonjushave të PSP-së.
Për fat të keq, skepticizmi sërish e mposhti optimizmin. U paraqitën shenjat e para se PSP nuk është aq e pastër sa mendonim. Fillimisht honoraret e larta, pastaj veshjet e shtrenjta, nuk na pëlqenin as preferencat e shprehura muzkoire sado që dikush i arsyetonte edhe këto prefernca me frazën se ‘çdo ditë nuk hahet pasul, prandaj edhe nuk mund të dëgjohen çdo ditë këngët e Shkurtes, Shyhretes e Mahmut Feratit’.
Por kjo nuk ishte asgjë në krahasim me atë që pasoi. Dolën incizimet e prokurores Janeva me çanta plotë me
euro, pasoi qëndrimi i prokurores Fetai për rastin ‘Monstra’, që ishte një surprizë mjaft e pakëndshme për opinionin dhe heroinat e dikurshme, u shndërruan në kontrast të plotë të asaj qv ishin, apo që i kishim paramenduar në fillim.
Prandaj, kur tani kemi dorëheqjen e prokurores Lençe Ristevska, pak kujt i bën përshtypje. Një lajm që do të ishte ‘bombë’ para disa viteve, tashmë po shërben vetëm për plotësimin e hapësirës së zbrazët informative në media. Jo për fajin tonë, as të mediave, por para së gjithash për faj të PSP-së, e cila baltosi një kauzë tejet fisnike!

