May 15, 2024
Kosovë

Digjet një pikë statike e policisë në veri, kurse BE vazhdon ta sanksionojë Kosovën! A është kjo e drejtë?

Mbrëmë është djegur pika statike e Policisë së Kosovës tek “Tre Rrokaqiejt”.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëvendës drejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elashni.

“Te ‘Tre Rrokaqiejt’ ka qenë një kioskë. Mbrëmë është hedhur një mjet ndezës dhe është dëmtuar. Policët s’kanë qenë aty. Ditën ka mundësi që policia të qëndrojë aty, por varet prej planifikimeve”, është shprehur Elashni për Klankosova.tv.

Kurti për masat ndaj Kosovës: Me raste kemi qenë kritik ndaj BE-së, por asnjëherë as cinik, as të hidhëruar (VIDEO)

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbledhjen e Qeverisë e ka nisur duke folur për masat e propozuara nga Bashkimi Evropian ndaj Kosoëvs.

Ai është shprehur se BE-ja, tek Kosova e gjen partnetin dhe aleatin e saj më të sinqertë, përcjell Klankosova.tv.

Kurti tha se me raste mund të kenë qenë kritik ndaj Bashkimit Evropian, po siç u shpreh ai, asnjëherë as cinik dhe as të hidhëruar.

“Komisioni Evropian dje ka prezantuar para Parlamentit Evropian një listë të masave kundër Kosovës. Bashkimi Evropian te Kosova e gjen partnerin dhe aleatin e saj më të sinqertë dhe të qëndrueshëm në rajon të vlerave evropiane, parimeve demokratike dhe interesave afatgjate”.

“Kosova të tillë e ka Qeverinë, të tillë e ka popullin, së pari popullin e pastaj Qeverinë. Me raste kemi qenë kritik ndaj Bashkimit Evropian, po asnjëherë as cinik, as të hidhëruar. Nuk jemi as sot”, u shpreh ai.