Digjen tendat e Panairit të Librit në Tetovë
Rreth orës 17:00 të pasdites së sotme ka rënë një zjarr në stendat e Panairit të Librave para Qendrës së Kulturës në Tetovë. Qytetarët, punonjësit e kafeneve dhe dyqaneve të tjera aty pranë ishin të parët që tentuan të shuanin zjarrin duke përdorur kova me ujë dhe mjete rrethanore, por siç shihet edhe nga fotot e mëposhtme zjarri arriti të digjte gati pjesën më të madhe të tyre, u shpëtuan një pjesë e librave që ishin ende të ambalazhuar në pako.
“Nuk e di çfarë ka ndodhur, vetëm më kanë thirrur se ka rënë zjarr. Dëmi është mbi 10 mijë euro. Disa stenda u dogjën, arritëm të shpëtonim disa kuti me libra. Stendat janë marrë me qira, do të duhet t’i paguajmë, dëmi do të jetë mbi 20 mijë euro”, tha Muhameti nga libraria Nobel.