May 17, 2024
Maqedoni

Ka humbur jetë infermierja Safete Fetinci nga Gjilani

Kjo është infermierja që humbi jetën pasi ra në bunar
Ka ndërruar jetë infermierja Safete Fetinci.

Lajmin për vdekjen e saj e ka dhënë Spitali i Përgjithshëm në Gjilan, përmes një shkrimi në Facebook.

“Ne, punëtorët e Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan humbëm kolegen e nderuar, punëtoren e dalluar në SPGJ dhe shumë të dashur në repartin e Urologjisë.

Safetja për shumë vite deri në ndarjen e saj nga jeta ka qenë me detyrë kryeinfermiere në repartin e Urologjisë”, thuhet në njoftimin e spitalit.