May 11, 2024
Kosovë

Detajet e fundit: Dy nxënës dhe shoferi i autobusit mbesin të vrarë në Gllogjan

Në fshatin Gllogjan të Deçanit para pak minutash dyshohet se ka ndodhur të shtëna me armë zjarri ndaj një autobusi me nxënës.

Spitali i Pejës ka konfirmuar për Klankosova.tv se nga të shtënat me armë zjarri në Gllogjan kanë mbetur të vdekur dy nxënës dhe shoferi i autobusit.

Nga ky spital thanë se për numrin e të plagosurve nuk dihet por që autoambulanca është duke e bërë bartjen e  tyre nga komuna e Deçanit.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikqi ka konfirmuar për Express se ka të shtëna me armë zjarri ndaj një autobusi me nxënës.

“Dyshohet se ka te shtena me arme zjarri ne drejtim te nje autobusi me nxenes, prokurorja kujdestare eshte nisur ne drejtim te vendit te ngjarjes”.