May 21, 2024
Maqedoni

Detaje nga aksidenti i trefishtë në Shkup, Përplasen 3 fëmijë, një vajzë pëson lëndime të rënda trupore!

Ministria e Punëve të Brendshme në një përgjigje për TV21 ka kumtuar detaje për aksidentin e mbrëmshëm në bulevardin “Bosnja e Hercegovina”.

Siç bëri të ditur MPB, në aksident kanë qenë të përfshira 3 vetura, të cilat më pas kanë sulmuar 3 këmbësorë -fëmijë. U lënduan 5 persona, por më rëndë e pësoi një vajzë – këmbësore.

“Më datë 16.03.2022 në ora 18.40 në SPB Shkup është denoncuar se në udhëkryqin në bulevardin “Bosnja e Hercegovina” ka ndodhur një aksident ndërmjet veturës “Mercedes” me targa të Shkupit, me shofer D.T.(19) nga Shkupi, veturës “Audi” me targa të Shkupit me shofer J.D.(29) nga Shkupi dhe veturës “Audi” me targa të Shkupit me shofer F.S.(56) nga Shkupi, të cilët kanë goditur tre këmbësorë. Në aksident lëndime të rënda trupore ka marrë një vajzë – këmbësore, kurse lëndime më të lehta trupore kanë marrë edhe dy këmbësorë të tjerë dhe shoferët J.D. e D.T.”, qëndron mes tjerash në përgjigjen e MPB-së, transmeton TV21.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup.