Deri në fund të dhjetorit, sistemi “Qytet i Sigurt” do të fillojë të funksionojë si në Kumanovë ashtu edhe në Tetovë, njoftoi Drejtoresha e Sektorit për Çështje të Trafikut në Ministrinë e Brendshme, Maja Arsovska Manov, në emisionin Top Tema të Tv Telma.
Sistemi aktualisht funksionon në të gjithë territorin e Qytetit të Shkupit.
– Sistemi elektronik për zbulimin e shkeljeve të trafikut është aktivizuar. Deri në fund të këtij muaji, planifikojmë të aktivizojmë të njëjtin sistem në qytetet e Kumanovës dhe Tetovës, dhe që nga viti i ardhshëm, i njëjti sistem do të zbatohet në të gjithë vendin – shpjegoi Maja Arsovska-Manov, Drejtoresha e Sektorit për Çështje të Trafikut në Ministrinë e Brendshme, tranmseton lideri.mk.
Pajisjet janë instaluar edhe në Korridoret 8 dhe 10, dhe pritet që zbulimi i shkeljeve të trafikut të fillojë atje në çdo moment.

