May 19, 2024
Kosovë

Deputetja Metaj Isufi bashkëbisedim me diasporën: MËRGATA pjesë e pandashme e shtendërtimit tonë!

Isha e nderuar të pranoja ftesën nga Kryesia e Pikës së Lëvizjes Vetëvendosje! në Velbert të Gjermanisë, për të marrë pjesë në mbledhjen e tyre, në të cilën patëm rastin të bisedojmë për situatën politike në vend, çështjet organizative dhe tema tjera.

Edhepse u inkuadrova në mënyrë virtuale, ne nuk e ndiejmë largësinë me njëri-tjetrin, sepse MËRGATA është pjesë e pandashme e secilës fazë të shtendërtimit tonë!

Falënderim për të gjithë pjesëmarrësit të cilët me diskutimet e tyre për punën tonë dhe të qeverisë na japin motiv dhe vullnet që të shërbejmë me shumë zell dhe krenari.

Faleminderit Kryetarit të Qendrës tonë në Gjermani Dr. Fahri Beqa, kryetarit të Pikës tonë në Velbert, Vesel Berisha si dhe të gjithë anëtarëve pjesëmarrës!

Falënderime e mirënjohje mërgatës tonë kudo që jetojnë për gadishmërinë dhe gjithë kontributin e pandalshëm për atdheun në çdo moment