Rajon - Botë

Deputeti ukrainas grushton deputetin nga Rusia, ia preku flamurin (Video)

Përplasje fizike shpërtheu në një samit në Turqi pasi një delegat rus ia mori nga duart flamurin ukrainas një ukrainasi.

Kjo ndodhi në Asamblenë Parlamentare për Bashkëpunimin Ekonomik të Detit të Zi, kur deputeti ukrainas, Oleksandr Marikovski, shpalosi flamurin e tij kombëtar prapa një anëtareje ruse të delegacionit rus.

Një tjetër anëtar i ekipit rus, Valery Stavitsky, më pas ia hoqi flamurin nga duart duke nxitur përleshjen.

Pamjet treguar Marikovskin që shtyu dhe grushtoi Stavitskyn kur ky i fundit përpiqet të largohet me flamurin në dorë.