April 29, 2024
Maqedoni

Një nxënës nga Çairi ka imituar vrasësin nga Beogradi, u ka drejtuar shokëve revole plastike

Me datën 05.05.2023 rreth orës 12 në objektin e një shkolle fillore në zonën e Çairit, Shkup, zyrtarë policorë në prani të prindërve, mësuesit, psikologut dhe drejtorit të shkollës kanë kryer intervistë zyrtare me një e mitur-nxënëse në shkollë. Ata kanë vepruar sipas kallëzimit të mëparshëm nga drejtoresha e shkollës se ka nxjerrë një armë plastike (lodër) dhe ia ka drejtuar nxënësve të tjerë dhe më pas ia ka dorëzuar mësueses, raporton Lideri.mk.

“Për veprime të mëtejshme janë njoftuar prokurori publik kujdestar për të mitur si dhe Qendra për Çështje Sociale”, njoftoi MPB.

Pas rastit në Beograd, në Shkup janë regjistruar edhe dy raste kërcënimi të nxënësve. Në një rast ndaj profesorëve përmes rrjeteve sociale, në rastin tjetër ndaj shokëve të klasës. (Lideri.mk)