Maqedoni

Deputeti i Vetëvendosjes Avni Dehari dhuron libra për bibliotekën e Manastirit (Foto)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje me prejardhjr nga Sllupçani i Likovës (Kumanovës”, Avni Dehari, i është bashkangjitur aksionit për dhurimin e librave për Bibliotekën e Manastirit, inicuar nga studentja shkupjane, Enira Zeqiri.
Lajmin e ka bë të ditut Valon Ramadani, i cili shkruan:

Bashkë me axhën Avni do të dhurojmë libra për bibliotekën e Manastirit.

Nismës së studentes Emira Selimi për hapjen e bibliotekës shqipe, në Shtëpinë e Alfabetit, në Manastir të Maqedonisë së Veriut iu bashkuam edhe unë e axha Avni Dehari.

Pas takimit me Ermirën para ca ditësh, sot i nisëm drejt Manastirit veprat e autorëve tanë të shquar Ismail Kadaresë dhe Rexhep Qosjes, si dhe librat e bukur për fëmijë e biografitë e figurave historike, me autor Avni Deharin.

Ftojmë edhe bashkëqytetarët tanë të dhurojnë libra për Manastirin, në menzën Ramiz Sadiku, ku edhe po bëhet grumbullimi i tyre.

Ruajtja e gjuhës dhe identitetit tonë kombëtar në çdo trevë shqipfolëse është obligim kombëtar i secilit prej nesh, andaj unë ju inkurajoj të gjithëve që sipas mundësive të kontribuoni në këtë nismë. Gjithashtu çdokush që ka mundësi do të duhej ta vizitonte Shtëpinë e Alfabetit Shqip në Manastir, dhe të njihet me këtë pjesë të historisë sonë, e sidomos nxënësit e studentët tanë.

Avni Dehari
Valon Ramadani