Ndër vite çështja me deponitë e egra në lokalitete të ndryshme, paraqet problem serioz për qytetin e Kumanovës me rrethinë. Ato aktualisht mund t’i hasësh në rreth njëzet lokacione të ndryshme të Kumanovës.

Ndërmarrja Publike “Pastrim dhe Gjelbërim” vazhdimisht ndërmerr aksione për pastrimin e deponive të egra, falë qytetarëve të papërgjegjshëm deponitë e këtilla mbijnë si kërpudhat pas shiut. Edhe pse të njejtat pastrohen disa herë brenda vitit, deponitë e egra sërish paraqiten në lokalitete të ndryshme.

Në zgjidhjen e këtij problemi nuk ndihmojnë as apelet e parreshtura. Ndërkohë ushtruesi i detyrës, drejtori i ri i N.P. “Pastrim dhe Gjelbërim”, Sasho Tomiq, shpreson se do të gjendet zgjidhje sistematike në bashkëpunim me institucionet.

“U apelojmë qyteyarëve që të përmbahen nga hudhja e mbeturinave gjith kund ku arrijnë. Doemos duhet ta përmirsojmê bashkëpunimin me inspekcionin komunal. Gjithëandej ku do të kknstatohet hudhje e mbeturinave aty duhet tê ket edhe sanksione rigoroze respektivisht gjoba për ata qytetarë të pandërgjegshëm”, u shpreh drejtori i N.P. “Pastrim dhe Gjelbërim” Sasho Tomiq.
Nga N.P. “Pastrim dhe Gjelbërim”, paralajmërojn që periudhën e ardhëshme të pastrohen të gjitha lokacionet ku janë evidentuar deponitë e egra. Për këtë qëllim nga buxheti komunal planifikohen të ndahen 5 milion denarë.

Ndërkohë që personat të cilët bartin mbeturinat me automjetrt private si motokultivator, traktor etj, kanë mjndësi që mbeturinat t’i hudhin në deponinë “Krasta” edhe atë me çmim të volitshëm.

Edhe përkundër kësaj për shkak të shpenzimeve në vend që t’i zbrazin në deponin e caktuar “Krasta”, të njejtat i hudhin ku të munden.

sqShqip