May 15, 2024
Maqedoni

Denoncim për bombë edhe në shkollën fillore “Liria” në Tetovë

Mëngjesin e sotëm ka pasur denoncim për bombë në shkollën fillore “Liria” në Tetovë.

Në terren janë ekipet e policisë, deri sa po bëhen kontrollet e duhura. Përveç në Tetovë, Mësohet se denoncime për bomba sot ka edhe në Manastir. Ende nuk ka prononcim zyrtar nga MPB.