Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka reaguar në mënyrë të tërthortë për çështjen e provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke cituar James Freeman Clarke: “Një politikan mendon për zgjedhjet e ardhshme, ndërsa një burrë shteti për brezin e ardhshëm”.
Mesazhi i tij vjen në kohën kur debati është intensifikuar dhe shihet si përgjigje indirekte ndaj qëndrimeve të fundit të Qeverisë dhe kryeministrit Hristijan Mickoski.
Pas peticionit të mbi 380 studentëve, qëndrimet zyrtare kanë pësuar luhatje – nga pranimi fillestar i së drejtës, në arsyetimin se nevojiten ndryshime ligjore.
Ndërkohë, autoritetet kanë paralajmëruar formimin e një grupi pune, edhe pse ekspertët juridikë theksojnë se baza ligjore për përdorimin e shqipes tashmë ekziston.

