April 29, 2024
Kolumna

Demokracia me “shula” e me “brava” nuk është demokraci

Barometri diplomatik

Shkruan: Prof.dr. Mehdi Hyseni
Mirëpo, kjo gjendje e krijuar nga Lulzim Basha, patjetër duhet të tejkalohet dhe të shmanget me rrugën dhe me mjetet politike, demokratike e paqësore nga ana e Sali Berishës dhe e Komisionit të Përkohshëm Drejtues të PD-së (11 dhjetor 2021).

Ky duhet të jetë objektivi strategjik i protestave kombëtare nga PD-ja e reformuar më 11 dhjetor 2021 e jo kurrfarë përleshjeje fizike dhe “lufte” në oborrin e selisë së bunkerizuar dhe të blinduar nga Lulzim Basha i shkarkuar nga PD-ja, më 18 dhjetor 2021.

Jo, luftë politike për selinë, por për ardhjen në pushtet

Ky duhet të jetë prioriteti i objektivave strategjike për ringjalljen dhe për rithemelimin e PD-së të dalë nga Kuvendi i Jashtëzakonshëm Kombëtar i datës 11 dhjetor 2021, ku mbi 4446 delegatë të BAZËS e shkakruan kryetarin e tyre, Lulzim Basha.

Fundja, ky është qëllimi i formimit të çdo partie politike, jo të “kalbet” në opozitë sikurse Lulzim Brava me partinë e tij të personalizuar, jo më pak se 8 vjet (2013-2022).

Me gjithë faktin se ndërtesa e “bunkerizuar” e PD-së nga Lulzim Basha, është pronë e ligjshme dhe legale e Partisë Demokratike, e cila tanimë e ka shkarkuar me Refrendum Lulzim Bashën nga “kryetarllëku” i tij, më 18 dhjetor 2021 ( për këtë shkarkim votuan “43.385” anëtarë të BAZËS anembanë Shqipërisë), Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike, duhet të fokusohet në zgjedhjen dhe në kompletimin e ngutshëm të organeve përkatëse të kësaj Partie, jo të pritet deri më 22 Mars 2022, sepse është afat shumë i gjatë, ku brenda kësaj kohe, gjërat dhe rrethanat politike mund të ndryshojnë brenda “natës” në favorin e “rebeluesve” dhe të Lulzim Bravës.

Jo protesta e as përplasje para selisë së PD-së !

Sepse logjikisht, Selia nuk është qëllimi, por demokratizimi dhe ringritja politike-lufta për pushtet e PD-së. Ky duhet të jetë objektivi parësor i Rithemelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, jo assesi lufta për zyra të blinduara, sepse ndërtesa si simbol i lirisë së demokratëve ( e blinduar apo pablinduar) nuk sjell PD-në në pushtet, ashtu siç nuk e solli edhe “shulin” e saj, Lulzim Basha, i cili asgjë nuk përfitoi nga ajo ndërtesë, mbase ajo nuk kishte mend politike e as diplomatike, që t’ia jipje Lulzim “shulit” , i cili vërtet për 8 vjet rresht u dëshmua si “shul” apolitik i një brave të ndryshkur, ngase nuk fitoi asnjë zgjedhje qoftë lokale a parlamentare.

Prandaj, PD-ja në themelim me Sali Berishën si promoter dhe forcë centrifugale politike e saj, do të duhej që së bashku me anëtarët e Komisionit Drejtues së PD-së, të reflektonin thellësisht dhe në mënyrë të hollë poliitike e diplomatike, që SË PARI, të mos humbasin kohën e çmueshme as në oborrin e as rreth ndërtesës së blinduar të Lulzim Bravës dhe të “shulave” rebelë të tij, të barrikaduar, të cilët së bashku me kryetarin e tyre, Lulzim Basha, tanimë kanë përgatitur terrenin për t’u përplasur me forcë me kundërshtarët e tyre-shumicën dërrmuese të PD-së (mbi 43 mijë anëtarë), e cila, për shkak të dështimeve politike dhe të shkeljes së Statutit dhe të Rregullave të saj, tanimë ka shkarkuar Lulzim Bashën dhe militantët e tij, të cilët, në vend se të bëjnë politikë dhe t’i respektojnë vendimet e BAZËS, e cila me vota dhe krejtësisht në mënyrë të ligjshme , demokratike dhe paqësore, i vulosën karrierën politike Lulzim Bashës, ata kanë uzurpuar objektin e selisë së PD-së sikur ajo të kishte qenë prone private e tyre!?

Politika dhe demokracia nuk bëhet me shpifje, me gënjeshtra, me “shula” e me “brava” të Lulit, por vetëm me mend dhe me VOTËN DEMOKRATIKE TË POPULLIT

Mirëpo, siç po demonstrojnë me sjelljet dhe me veprimet e tyre arrogante, apolitike, absurde joetkie, jonormale, antiligjore dhe antidemokratike, “piratët” e selisë me Lulzim Bashën në krye, PD-ja në Rithemelim, e prirë nga Sali Berisha dhe nga bashkëpartiakët e tjerë demokratë, në asnjë mënyrë nuk duhet t’ua plotësojnë “dëshirën poltike” të fundit, Lulzim Bashës dhe “shulave” të tij, që po organizojnë dhe po presin PËRPLASJEN FIZIKE me shumicën dërrmuese të PD-së (43.385 demokratë), më 8 janar 2022 në oborrin e selisë së PD-së, gjithnjë, duke shpresuar se do t’ia arrijnë një qëllimi të tillë të verbër, të turpshëm, antidemokratik dhe anticivilizues, që do të shpiente në gjakderdhje, ku për këtë do ta fajsonin SALI BERISHËN, me qëllim të arrestonit të tij nga organet rendit dhe të drejtësisë. Kjo është arsyeja, pse Lulzim Basha me “komitët” e tij nuk e braktis selinë e PD-së, sepse e ka për detyrë, që ta arrestojë dhe ta burgos Sali Berishën, gjoja në emër të “korrupsionit” dhe të “keqpërdorimit” të pozitës së kryeministrit, kur ai ishte në pushtet së bashku me Lulzim Bashën (2005-2013). Mirëpo, për këtë akuzë të paragjykuar dhe të shpifur të Lulzim Bashës, deri më sot, asnjë gjykatë, qoftë vendore apo ndërkombëtare nuk e ka verifikuar me verdiktin e saj.

Pra, sheshit del e qartë se Lulzim Basha nuk e ka hallin se si ta mbrojë selinë (sepse si ha pallla as për seli e as për parti), por, se si ta hedhë në grackë Sali Berishën dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë partiakë, duke provokuar ndonjë incident ose përleshje fizike mes demokratëve dhe forcave të ruajtjes së rendit publik.

Mirëpo, nëse kjo ndodh më 8 janar 2022, faji dhe përgjegjësia do të rëndojnë mbi supet e Lulzim Bashës dhe të vasalëve marionetë të tij, të cilët selinë e PD-së e kanë shndërruar në një “kala” për provokimin e “43.835 demokratëve”, të cilët me votën e tyre të lirë e kanë “përjashtuar” Lulzim Bashën, që më 18 dhjetor 2021 në Referendumin-Plebishitin e tyre, të bërë në mbarë Shqipërinë.

-Çfarë turpi, çfarë naiviteti, çfarë injorance, çfarë gazi i botës! – Ta uzurposh pronën e ligjshme të popullit !? – Si është e mundur kjo cirkusiadë e “piratëve modernë” ?! -Edhe janë humbës, edhe kanë dëmtuar interesat jetike të PD-së dhe të Opozitës, jo më pak se 8 vjet, edhe krekosen me “bishtin në shpinë” kanë mbyllur dyert e selisë së PD-së, thuajse atë ua kanë lënë amanet etërit e tyre !?

Nuk quhet demokraci e as kurrfarë politike, blindimi-futja “shulin” bravës së dyreve të selisë !!!

Por, në vend të “shulave” dyerve të selisë, së pari, duhet të fitohet votëbesimi nga populli. KJo është alfa dhe omega e demokracisë, JO bunkerizimi i selisë së partisë

Mirëpo, kjo farë metodologjie apolitike e Bashës me shula e me brava, deri më sot nuk ka fituar asnjë zgjedhje parlamentare, pavarësisht shulave dhe bravave, që i ka pasur në dispozicion si kryetar i PD-së (2013-2022).

Sa turp, t’i blindosh dhe t’i mbyllësh dyert e selisë së Partisë Demokratike ( e cila është pronë e kësaj partie, jo e Lulzim Bashës e as e bashistëve të tij), që të pengosh dhe ndalosh hyrjen e bashkëdemokratëve të PD-së në rithemelim dhe në riorganizim, është nonsense politik, demokratik, juridik, primitivizëm dhe antiqytetërim evropianoperëndimor.

Mirëpo, pavarësisht nga këto akte dhe veprime të pakontrolluara poliitike të Lulzim Bashës dhe të partizanëve të tij të dëgjueshëm, Komisioni i Përkohshëm Drejtues i PD-së, duhet ta ndryshojë itinerarin e veprimit politik, në më mënyrë që t’u shmanget përplasjeve dhe incidenteve fizike në oborrin e selisë së PD-së, më 8 janar 2022. Në vend se PROTESTAT të nisin nga selia e PD-së, ato nevojite që të ndryshojnë marshutën e tyre drejt Kryeministrisë së Edi Ramës, ai është problemi i demorkacisë dhe i sovranitetit të Shqipërisë. Ai është problemi edhe i Kosovës! Jo Lulzim Basha, sepse ky tanimë është shkarkuar në mënyrë të ligjshme. –Le të qëndrojë në selinë e PD-së, sepse ajo nuk mund t’i bëhet kurrfarë këshillëtari politik e as kurrfarë sponsori financiar.

-Do vijë momenti, kur Lulzim Basha do ta lirojë selinë, duke kuptuar se, nuk ka kurrfarë fuqie të ballfaqohet me popullin, i cili e ka larguar nga udhëheqja e PD-së . (18 dhjeor 2021).

JO protesta në selinë e “shulave” dhe të bravave të blinduara!

Prandaj, e apeloj Sali Berishën dhe Komisionin e Përkoshëm Drejtues të PD-së, që përkohësisht derisa të bëhet konstituimi i organve dhe i forumeve të PD-së, të mos ngulmojnë në kthimin e selisë, sepse një veprim i tillë mund të jetë me rrezik dhe me pasoja për PD-në, duke qenë se Lulzim Basha e ka blinduar selinë. Kjo do të thotë se kundërshtarët e tij së bashku me Sali Brishën, nuk do të lejohen të hynë në të, as më 8 janar 2022, në ditën e protestave të parashikuara.

Duhet mbajtur parasysh faktin se Komisionin i Përkoshëm i PD-së, 2 herë tentoi që me paqe të hynte në zyrat e selisë, por ndeshën në pengesa. Ndërkaq, tani për të tretën (3) herë, kur Basha ka blinduar dyert me shula e me brava speciale, mesazhi është shumë i qartë se në seli mund të hyhet vetëm me force!

Pikërisht, për këtë arsye (pavarësisht se PD-ja ka të drejtën ligjore, që të hyjë në zyrat e shtëpisë së vet), Sali Berisha me stafin e përkohshëm drejtues të PD-së, me çdo kusht duhet ta shmangë jo vetëm protestën kombëtare të 8 janarit, por edhe çdo tentim dhe protestë tjetër për të hyrë në selinë e tyre, mbase në politikë problemet zgjidhen vetëm me mjete paqësore, Jo me FORCË, sepse kjo mund të çojë në anarki dhe në kaos, ashtu sikurse më 1997, kur “rebelët” e Beogradit dhe të Athinës e dogjën Shqipërinë, për shkak se, ashtu e kishin planifikuar në strategjinë e tyre pushtuese Serbia dhe Greqia për ta copëtuar Shqipërinë.