Blerta Deliu-Kodra, deputete e zgjedhur nga Partia Demokratike e Kosovës, ka folur në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Deliu – Kodra ka vlerësuar se PDK, përmes vizionit që do ta ndërtojë, synon ta “fokusojë opozitën në një vizion dhe alternativë të re”.

“Ka shumë faktorë pse është ky rezultat. Pushteti katërvjeçar i Albin Kurti, e sidomos në kohën e fushatës, vendosi që me buxhet të shtetit, në mënyrë të kundërligjshme, të marrë vendime për ndarjen e buxhetit duke targetuar kategori kryesore, të cilat për vite me radhë nuk i ka trajtuar”, ka thënë ajo.

”Ne kemi pasur një qeveri që skajshmërisht ka abuzuar, duke shkelur vendimin e Gjykata Supreme dhe duke marrë vendime kundërligjshme për të ndarë dhe targetuar kategori shoqërore që kanë pasur nevojë për mbështetje”, ka deklaruar ajo.

sqShqip