May 25, 2024
Opinion

Deklarata e Klinakut në përkthim i vjen “priçam pomalo srpski”?!

Kur të gjithë prisnim se do të kërkon falje publike për statusin skandaloz në Facebook, ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka ripërsëritur sërish deklaratën e tij rreth vrasjes së kryeministrit, Albin Kurti. Nuk do të ishim marë fare me deklaratën e tj, sikurse të kërkonte falje siç e don rendi, por Klinaku një postim të radhës në Facebook, është kapur me mediat të cilat raportuan për deklaratën e tij lidhur me vrasjen e kryeministrit.

Kësaj radhe ai pyeti mediat se a më shumë vlerë ka kryeministri apo atdheu. “Nëse mediave ju duket postimi im si skandaloz, atëherë të më thonë se: A më shumë vlen Albini, apo atdheu ynë?”, ka shkruar Klinaku.
Ai ripërsëriti sërish deklaratën e tij skandaloze për vrasjen e Albin Kurtit. “Prapë po e përsëris pra, nëse ju duket skandaloz postimi i mëhershëm: “Më parë e vras Albin Kurtin sesa ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova”, ka shkruar Klinaku.

Pyetja e Klinakut është tërësisht jashtë kontekstit. Askund në botë nuk parashtrohet pyetja nëse më shumë vlen një politikan, ose atdheu. Nuk parashtrohet as pyetja se a vlen më shumë Klinaku apo atdheu. Klinaku e ka vlerën e vet, atdheu kuptohet vlerën mbi të gjitha vlerat, shkruan Zhurnal. Nëse mendon Klinaku, ose kushdo tjetër se vlen më shumë, janë zgjedhjet, le të formojë subjekt ose të garojë si kandidat i pavarur dhe aty matet vlera e secilit.
Në vende demokratike, siç është Kosova mbahen zgjedhje të lira dhe demokratike. Votimi në këto zgjedhje është përgjigje ndaj pyetjes se kush duhet ta udhëheqë vendin. Kosovarët me shumicë absolute, mbi 50 për qind, kanë treguar kanë besim tek koncepti politik i Albin Kurtit. Në mesin e atyre 50 përqindëve ka edhe shumë bashkëluftëtarëtë Klinakut, të mos themi shumica prej tyre, shkruan Zhurnal.

Është e qartë se kur Albin Kurti fitoi mandatin e parë të kryeministrit, kundërshtarët e tij bënin parashikime se ai nuk dotë mund taudhëheqë vendin më shumë se 6 ose 9 muaj. Kur u rrëzua qeveria e Kurtit, në një formë që kishte elemente të “puçit”, dhe u formuar qeveria e Isa Mustafës, shumë prej këtyre kundërshtarëve të Kurtit dhe VV-së thanë se u realizuan parashikimet e tyre dhe se Albin Kurti kurr më nuk do të mund të vijë në pushtet. Mirëpo ndodhi uaragani i 22 marsit të itit 2021 dhe Kurti jo vetëm që u kthye, por u kthye me mbi 50 për qind të votave, duke shënuar një fitore bashkë me presidentet Vjosa Osmani, me përmasa që ndoshta nuk e has sot në ndonjë vend tjetër të Evropës.

Kjo fitore shkaktoi nervozizëm të theksuar tek kundërshtarët e Kurtit që nuk kanë pritur se kaq gjatë do të jenë në opozitë. Nervozizmin e kanë shprehur në forma të ndryshme dhe deklarata e Klinakut ndoshta janë manifestim i nevrozizmit të atyre strukturave, duke keqpërdorur një veteran të luftës. Ndoshta janë inkurajuar nga grushtetet ushtarake që po ndodhin ditë për ditë në vendet afrikane dhe shpresojnë se një i tillë mund të zbatohet edhe në Kosovë? Harrojnë se Kosova është në Evropë dhe është partner i besueshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pastaj vullnetit të popullit nuk ke çka i bën dhe nuk thuhet kot se t’i kundërvihesh vullnetit të popullit është sikur t’i dalësh trenit përpara, shkruan Zhurnal.

Një nxitje e veprimeve që destabilizojnë vendin, në këtë fazë të rëndësishme për negociatat është sikur të ulesh publikisht në tavolinë në një në me Vuçiqin dhe Bërnabiqin dhe të thuash “priçam pomalo srpski”.
Nuk ka më “priçam srpski”, Kosova sot është një shtet që përfaqësohet nga dy figura me nivelin më të lartë intelektual në krahasim me të gjitha vendet tjera të rajonit. Kurse Klinaku, si njç ish luftçtar i shquar duhet tç kçrkojç falje, sepse nukka nevojç ta lçshojç Kosovçn as ta vrasç kryeministrin e saj./Zhurnal

(Ky editorial është përgatitur nga redaksia jonë në Prishtinë)