May 11, 2024
Maqedoni

Dëgjohen sirena policore në Shkup, rrahje e madhe, jozyrtarisht ka të lënduar rëndë

Një përleshje e madhe mes disa personave ka ndodhur sonte në mbrëmje në komunën e Karposhit në afërsi të qendrës tregtare Antiko, transmeton Infomax.

Në përleshje kanë marrë pjesë dy grupe, ndërsa në vendngjarje ka prani të shtuar të policisë dhe janë thirrur dy ekipe të ambulancës.

Sipas informacioneve fillestare ka persona të lënduar rëndë, ndërsa për momentin nuk ka informacion nëse janë përdorur armë zjarri apo armë të ftohta.