April 29, 2024
Lajmet e rejaRajon - Botë

“Albin Kurti, Albin Kurti”, tifozët nga Sanxhaku brohorasin në Serbi emrin e kryeministrit kosovar (Video)

Tifozët e Novi Pazarit kanë thirrur emrin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gjatë ndeshjes së Superligës së Serbisë që u zhvillua të shtunën mbrëma kundër Vojvodinës.

Videot e thirrjeve të tifozëve të Novi Pazarit dhe Vojvodinës kanë qarkulluar nëpër rrjete sociale.

Ndeshja mes Novi Pazarit dhe Vojvodinës përfundoi me fitore 3:1 të skuadrës vendase.

Ndeshja u përcoll me incidente dhe madje edhe përleshje mes tifozëve të skuadrës mysafire, Vojvodina dhe policëve, ku u lëndua një polic.

Gjatë ndeshjes tifozët e Vojvodinës thirrën emrin e kriminelit të luftës Ratko Mladiq, ndërsa në kundërpërgjigje tifozët e Novi Pazarit nisën të thërrisnin emrin e Albin Kurtit.

Po ashtu thirrën edhe emrin e Naser Oriqit, ish-komandantit të forcave të Bosnjës, kanë njoftuar disa mediume të Novi-Pazarit.

https://x.com/ehrapovic/status/1710783818871812430?s=46&t=IAJNb5QO14_Bl17-P-pGqg