Deanovski: Rrogat e ministrave rriten nga 1.000 sa janë tani, në 1.800 euro?!
Gjykata Kushtetuese ka sjellur vendim për shfuqizimin e dy neneve të Ligjit për paga dhe kompensime të zyrtarëve të zgjedhur dhe të emëruar. Me këtë vendim, pagat e zyrtarëve do të rriten për 78 për qind, tha mbrëmë në në emisionin “Analiza në TV24”, Trpe Deanoski nga Sindikata e të punësuarëve në administratë. Sipas përllogaritjeve të Sindikatës, paga e zyrtarëve do të rritet mbi 1500 euro. Ministrat, shtoi ai, do të kenë pagë 1800 euro.
– Nga njëra anë ngrijnë çmimet dhe nga ana tjetër Gjykata Kushtetuese merr një vendim me të cilin vetëm paga e zyrtarëve lidhet me pagën mesatare dhe vetëm zyrtarët marrin rritje të madhe pagash. E shprehur në përqindje, pagat e tyre kanë një rritje prej 78 për qind. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë”, tha Deanovski.
Ai tregoi se deri tani vlera e koeficientit me të cilin janë llogaritur këto paga është 26.700 denarë. Rrogat e ministrave kanë qenë rreth 1.000 euro, kurse tani do të jenë 1.800 euro. E njëjta gjë do të ndodhë përafërsisht edhe me rrogat e deputetëve dhe funksionarëve tjerë.
-Tani me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese kthehet në vlerë prej 47.637 denarë, e cila shumëzohet me koeficient”, shtoi Deanovski.