Pas më shumë se dy dekadash kërkesash nga banorët, stadiumi pranë shkollës në fshatin Gllogjë–Përshefcë do të marrë një pamje tërësisht të re. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, njofton Tema.mk

Sipas Memishit, procedurat për realizimin e projektit janë drejt përfundimit dhe stadiumi do të pajiset me bar artificial, duke krijuar kushte moderne për zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe për të rinjtë e këtij fshati. “Ky ishte një premtim që ua dhamë qytetarëve gjatë fushatës zgjedhore. Falë besimit që na dhanë, sot po e kthejmë atë premtim në një projekt konkret, i cili së shpejti do të realizohet”, ka deklaruar Memishi.

Ai ka theksuar se Komuna e Tearcës do të vazhdojë të investojë në përmirësimin e infrastrukturës sportive dhe shkollore, me synim krijimin e kushteve sa më cilësore për nxënësit dhe të rinjtë.

Projekti pritet t’i japë fund një pritjeje të gjatë të banorëve të Gllogjë–Përshefcës, të cilët prej vitesh kanë kërkuar rregullimin e stadiumit pranë shkollës./Tema.mk

" "
sqShqip