Maqedoni

DAP: Gjatë nëntorit qytetarët do t’i marrin paratë nga “tvsh-ja ime”

Drejtoria e të Ardhurave Publike informoi se paratë për kuponët fiskalë të skanuar gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator qytetarët do të mund t’i marrin në muajin nëntor.

“Ju informojmë se pagesa nga “TVSH-ja ime” bëhet brenda 60 ditëve pas përfundimit të tremujorit kalendarik në të cilin është lëshuar fatura fiskale.

Për tremujorin e tretë (korrik, gusht, shtator) 2023, pagesa do të bëhet në muajin nëntor”.