May 3, 2024
Rajon - Botë

Danimarka dhe Kosta Rika nisin një aleancë për heqjen graduale të naftës dhe gazit nga përdorimi

Një aleancë “e para e llojit të saj” e udhëhequr nga Kosta Rika dhe Danimarka, është zotuar të heqë gradualisht prodhimin e naftës dhe gazit.

Çdo anëtar do të angazhohet për t’i dhënë fund raundeve të reja të licencimit për kërkimin dhe prodhimin e naftës dhe gazit. Ata gjithashtu duhet të caktojnë një datë përfundimi për prodhimin dhe eksplorimin e naftës dhe gazit që është në përputhje me objektivat e Marrëveshjes së Parisit, shkruan Euronews, përcjell Klankosova.tv

Kjo vendos shiritin për hyrjen në aleancë të lartë dhe ekspertët thonë se kjo tregon se këta anëtarë e kanë kuptuar se heqja graduale e karburanteve fosile është një pjesë urgjente e trajtimit të emergjencës klimatike.