Etem Xheladini
Të votosh është obligim qytetar!
Mundësinë e keni në dorë. Është e pandershme të mos harxhosh pesë minuta për të zgjedhur atë që ti mendon se është më e mira. Nëse nuk voton, nuk ke të drejtë të ankohesh për katër vite që “s’po bëhet mirë” apo “keq i kemi punët”.
Mosdalja në zgjedhje të bën bashkëfajtor. Ia hap rrugën të keqes dhe njëkohësisht je bashkëfajtor, sepse nuk e ke realizuar të drejtën tënde bazë: të drejtën për të zgjedhur.
Pastaj, kur të duhet diçka për çështje personale, shkon e u lutësh atyre që vetë i ke injoruar, që nuk i ke votuar e nuk i ke përkrahur.
Kjo është një mospërgjegjësi që na kushton shumë si shoqëri!
Këtë vit, në këto zgjedhje, disa “aleancat” politike na kanë befasuar me koketimet e tyre, shpesh pa parime dhe pa vizion të qartë.
Por, përderisa ne vetë nuk ndryshojmë mendësinë tonë, të mirën ideale nuk do ta arrijmë kurrë.
Voto. Vendos. Merr përgjegjësi.
Sepse vota jote nuk është vetëm e drejtë, është fuqi.