May 5, 2024
BallinaMaqedoni

Dalja e votuesve sot më e lartë se në zgjedhjet presidenciale të vitit 2019

Sot mbahet rrethi i parë i zgjedhjeve të shtata presidenciale në Maqedoninë e Veriut që nga pavarësimi i vendit. Deri në orën 13:00 kanë votuar 417.170 votues, gjegjësisht 24,92 %. Për krahasim, në rrethin e dytë zgjedhjeve presidenciale të vitit 2019-të, deri në këtë orë kanë votuar 367.892 votues, gjegjësisht 20.73 %, njofton Portalb.mk.

Në ora 13, në krahasim me zgjedhjet e kaluara, kanë votuar 4.19 % më shumë votues.

Më poshtë mund të shihni infografikun për daljen e votuesve, të dhënat janë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

Dalja e votuesve deri në orën 13, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019
Dalja e votuesve deri në orën 13, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019