May 14, 2024

Të gjithë ty të thonin Nënë e Madhe
shpirtin mbushur me ideale,
djemtë e LIRISË i prite me buzëqeshje
me qindra bukë për ata i ngjeshe.

Tërë natën bukë për çlirimtarët gatove
e kurr nuk the se u lodhe
buzëqeshja yte i priti, oj nënë në votër
bukë e kripë ju shtrove në tëndën sofër.

Ah, moj nënë, ti nënë , Nënë e Madhe
kështu i prite çlirimtarët në Orizare,
çlirimtarët nga të gjitha trojet tona
thonin kjo është nënë, nënë e jona.

Flamuri kombtar në dorën tënde valviste
djemtë e lirisë në konak kur i prisje
ideali yt aq thell në shpirt të kishte hy
gjithnjë thoje: O sot u kurr, ja vdekje, ja LIRI.

Kur ti një ditë , oj Nënë e Madhe ike tek varri
me ty erdhi së bashku edhe i yti ideali,
eh, ti moj nënë, Nënë e Madhe
ti gjithnjë me gojë e shpirt çdoherë thoje
në Liri dua të i shoh këto tonat të dashurat troje. (Autor: Nehat Jahiu)