Maqedonia ka filluar bisedime zyrtare me Britaninë për të pranuar migrantë të refuzuar, shkruan britanikja Daily Mail. Sipas artikujve, këta janë njerëz, kërkesat e të cilëve për azil në Mbretërinë e Bashkuar janë refuzuar, raportojnë mediat britanike, raporton Portalb.mk.

Sipas raportimeve të mediave, plani parashikon që Britania t’i paguajë Maqedonisë për çdo migrant që pranon, si dhe të investojë në vend përmes investimeve dhe mbështetjes për sigurinë e saj, veçanërisht në kontekstin e ndikimit rus në rajon.

Sipas artikujve, migrantët do të jenë në gjendje të marrin azil në Maqedoni ose të aplikojnë për viza pune në sektorët ku ka mungesë të fuqisë punëtore. Ata nuk do të vendosen në qendra, por do të jenë të lirë të largohen nga vendi kur të duan.

Britanikët kanë zhvilluar gjithashtu bisedime të ngjashme me Kosovën, ndërsa vende të tjera në rajon, si Bosnja dhe Hercegovina, kanë refuzuar të jenë pjesë e këtij plani.

Kur u pyetën nga gazetarët në lidhje me bisedimet me Maqedoninë, zyra e Kryeministrit Britanik deklaroi se qeveria nuk do të bënte komente të vazhdueshme mbi planet për qendra të tilla, duke shtuar se “nuk ka zgjidhje të thjeshtë”, por se qeveria po punonte për masa serioze.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së autoriteteve amerikane për pranimin e shtetasve të Maqedonisë të cilët po qëndrojnë ilegalisht në SHBA. Por, a është futur vendi jonë në lojë për të qenë vend tranzit dhe për të pranuar përkohësisht migrantë që në SHBA kanë ardhur nga vende të treta, siç është rajoni i Amerikës Latine? Radio Evropa e Lirë (REL) ka shkruar për mundësitë e tilla për disa vende të Ballkanit, ndërsa Kosova më 12 qershor konfirmoi zyrtarisht se do të pranojë, ose do të ofrojë mbrojtje të përkohshme për 50 persona nga vende të treta në kuadër të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara.

Qëllimi i kësaj iniciative është të kufizojë fluksin e migrantëve që hyjnë ilegalisht në Britaninë e Madhe, veçanërisht nëpërmjet kanalit La Mansh, numri i të cilëve shënon rritje të ndjeshme në vitin 2025.

sqShqip