Maqedoni

D-r Ilir Ismaili, mjeku më i mirë shqiptar nga Maqedonia që lufton me sukses kancerin në gji

Pacientët gra dhe vajza nga Maqedonia të cilët vuajnë nga kanceri në gji , bëjnë luftë të përbashkët me mjekët për të trajtuar sëmundjen e rrëndë e cila i ka prekur në befasi, shkruan ekskluzivisht portali, AMERIKA-RADIO SHQIPTARE me seli në Shkup.

Këta pacientë trajtohen me të vetmin qëllim që t’ju zgjatet jeta e tyre, dhe në disa raste të shërohen, nëqoftëse sëmundja është diagnostifikuar në fazë fillestare.

Mjeku më i respektuar për këtë sëmundje është onkologu i dalluar, d-r Ilir Ismaili që vjen nga Gostivari, ndërsa punon në Spitalin Shtetëror në Shkup, në Klinikën e Radioterapisë dhe Onkologjisë.

“ Është e vështirë jeta e këtyre pacientëve, por ne vazhdimishtë i mbështesim në këtë betejë e cila cila zgjatë një kohë të konsiderueshme. Edhe më e rëndë bëhet kur ata janë të rinj dhe diagnostifikimi nuk është bërë me kohë, pasi ne si mjekë deri në momentin e fundit shpresojm t’i trajtojm mirë dhe mbajmë në jetë, t’i mbajmë gjallë që të mos na ikin. Ne nuk jemi për ta vetëm mjekë, por edhe psikologë, bëhemi miq të ngushtë, bëhemi shokë që të luftojmë të keqen”. Kështu e nis rrëfimin e tij mjeku i ri, specialisti onkolog, Ilir Ismaili , i cili prej më shumë se 10 vjetësh menaxhon të sëmurët me kancer në klinikën e Onkologjisë në Shkup pran Sptalit Shtetëror, aty ku menaxhohen dhe përfundojnë këta të sëmurë shkruan ekskluzivisht portali AMERIKA-RADIO SHQIPTARE me seli në Shkup.

Jemi duke trajtuar gra dhe vajza të prekura nga kanceri në gji nga Maqedonia, të cilët trajtohen në Klinikën për Radioterapi dhe Onkologji në Shkup.

Mirëpo mjeku, ILIR ISMAILI është nga ata mjekë që përpara sëmundjes së pacientit nuk dorëzohet deri në ditën e fundit. Është mjek shumë i dashur e i përkushtuar në punën e tij me të gjithë pacientët. Mbi të gjitha do shumë durim, sepse këta të sëmurë janë në faza të ndryshme nga ajo fillestare deri te ajo terminale.

Apeli i mjekut, Ismaili është: “Bëni kontrollet, vizitohuni, që sëmundja të kapet në fazat fillestare. Nëse zbulohet herët, shanset për të shpëtuar janë gjithmonë të mëdha.”

Ka dhjetra gra të sëmurë me kancer në gji nga Maqedonia që çdo vit përfundojnë në klinikën e Onkologjisë në Shkup për tu trajtuar shkruan portali, AMERIKA-RADIO SHQIPTARE, të cilët në cdo kohë ju del në ndihmë mjeku Ilir Ismaili.