May 14, 2024
Maqedoni

Besa dhe Alternativa me anëtar të përbashkët në KSHZ?!

Dy partitë shqiptare në opozitë, Besa dhe Alternativa, këtyre ditëve janë duke zhvilluar bisedime për anëtar të përbashkët në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve – kanë njoftuar për agjencinë e Lajmeve MIA udhëheqësitë partiake.

Pas largimit të anëtarit të KSHZ-së, Krenar Llogës, i cili u emërua Ministër i Drejtësisë, ka mbetur I zbrazët një vend në KSHZ, që sipas Kodit Zgjedhor duhet t`i takojë partisë në opozitë me më shumë vota të fituara.

BESA, sic njofton MIA, paralajmëron marrëveshje me Alternativën dhe se shumë shpejt partitë do ta bëjnë publike këtë.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, sic njofton KlanM, të dy partitë ishin në koalicione me parti tjera. Besa ishte me LSDM-së, por doli nga koalicioni qveritar, kurse Alternativa ishte në koalicion me ASH-në, por edhe kjo parti braktisi qeverinë. Besa ka dy deputetë kurse Alternativa tre.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi i pyetur se kur do ta nis procedurën për zgjedhje të anëtarit të ri të KSHZ-së, ka theksuar se në momentin kur do të dorëzohet kërkesa do të nis procedura.