May 27, 2024
Maqedoni

50.600 euro i sekuestruan një pasagjeri në aeroportin e Shkupit

Në bagazhin personal të personit që udhëtonte nga Stambolli, i janë gjetur 60.600 euro të padeklaruara, prej të cilave, në pajtim me Ligjin për Veprimtarinë Devizore, 10.000 euro i janë kthyer, ndërsa pjesa tjetër me vendim të gjykatës janë konfiskuar.

Doganierët në aeroportin e Shkupit i kanë konfiskuar 50.600 euro nga një pasagjer i cili ka tentuar t’i sjellë pa i deklaruar, njoftoi sot Drejtoria doganore.

Personi, siç bëhet me dije nga Dogana, ka udhëtuar nga Stambolli dhe me të hyrë në vend ka aplikuar për të kaluar në “kanalin e gjelbër”, ku kalojnë personat që nuk kanë çfarë të raportojnë.

Por pas këqyrjes së bagazheve të tij personale, doganierët i zbuluan paratë.

Doganierët e kanë përzgjedhur për ekzaminim dhe në bagazhin e tij janë gjetur deviza në vlerë prej 60.600 euro.

thuhet në informacionin e publikuar në faqen zyrtare në Facebook të Drejtorisë doganore.

Sipas Ligjit për punë devizore udhëtarit i janë kthyer 10.000 euro, ndërsa pjesa tjetër me aktvendim i janë marrë personit, shton Dogana.