May 15, 2024
Maqedoni

Çupi takon ambasadorin Qehaja: Konferencë të përbashkët për diasporën në trekëndëshin Kosovë – Maqedoni e Veriut – Shqipëri

Ministri i diasporës, Xhemail Çupi, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Kosovës, Dr.Florian Qehaja. “Me Ambasadorin zhvilluam një takim të këndshëm, ku biseduam për miqësinë e dy shteteve tona fqinje dhe për rëndësinë dhe rolin e diasporës së Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës ku në shumë raste shoqatat e diasporës sonë kanë antarësime të përbashkëta”, deklaroi Çupi pas takimit.
U dakorduam, shtoi ministri Çupi, për realizimin e “projekteve tona të përbashkëta në fushën e diasporës, me theks të veçantë krijimin e konferencës së përbashkët të trekëndëshit Kosovë – Maqedoni e Veriut – Shqipëri”, e gjithë kjo në të mirë të diasporës.