May 30, 2024
Kosovë

Çunat e Vlorës i këndojnë Adem Jasharit: Mendjen e kemi tek Kosova jonë (Video)

Gjatë ditës së djeshme vrasja tragjike e policit nga Kosova nga terroristët serbë është bashkëndjerë nga të gjith shqiptarët kudo që janë.

Reagimet dhe vizitat tek familjarët e viktimës nuk kanë munguar dje, gjithashtu edhe përkrahja moral që është dhënë, përcjell “Bota sot”.

Njejt në përkrahje të situatës së Kosovës janë shprehur edhe disa çuna nga Vlora e Shqipërisë.

Ata shihen teksa janë në një moment feste dhe I këndojnë Kosovës me këngën kushtuar Adem Jasharit.

Çunat thonë se “Edhe pse jemi në një moment festiv, mendjen e kemi tek Kosova jonë”.

Kujtojmë që gjatë ditës së sotme në orën 16:00 do të varroset me nderime shtetëore polici Afrim Bunjaku.

Më poshtë gjeni videon e çunave të Vlorës: