Adem Çuçul propozohet për kryetar të ri të Antikorrupsionit. Çuçul u vlerësua me më së shumti pikë nga anëtarët e komisionit për selektim.
Çuçul mori mbështetjen e të gjithë deputetëve nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime.
Është vlerësuar se ka njohuri dhe përvojë të lartë në luftën e parandalimit të korrupsionit dhe përplasjes së interesave, si dhe ka vizion të qartë për punën e KSHPK.
Komisioni ka vlerësuar se kandidati ka dhënë përgjigje të qarta në pyetjet që i janë parashtruar në intervistë. Çuçul deri tani ushtronte detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Antikorrupsionit.

