July 27, 2024
Maqedoni

“Çorbë pule për 80 denarë, tullumb për 30 denarë”, VMRO publikon çmimet e bifesë së Qeverisë

Nga VMRO-DPMNE kanë reaguar për çmimet në bifenë e Qeverisë, përcjell TV21. Naum Stoillkov nga kjo parti thotë se çmimet janë rritur për qytetarët, ndërsa në asnjë vend nuk mund të gjesh çmime më të lira për ushqim se në bifenë e Qeverisë.

“Populli shtyn për një kore bukë, kurse Kovaçevski, Grubi, Bujari, Spasovski, Stani Caci, pinë çorbë pule për 60 denarë, rrotullojnë në pirun omëletë me mish derri për 65 denarë. Mund të hani edhe proshutë të pjekur në skarë për 110 ose mish derri për 135 denarë. Dikush le të gjejë diku tjetër, përpos se në Qeveri për ministra, oriz me mish pule për 100 denarë, fasule me proshutë 150 denarë, ose specialitet me qafë derri për 75 denarë. Ose Bytyqi, ai që siguronte për “mishin peshkaqenit”, e që u shtrenjtua gjithçka, mund të ëmbëltohet me tullumba apo strudel me kungull, për vetëm 30 denarë. Nuk besoj se diku mund të hash me këto çmime, në spital apo në konvikt”, shkruan Stoillkov.