May 6, 2024
Maqedoni

Çmimi i bukës 33 denarë – kërcënohen bukëpjekësit

Raftet e marketeve dhe dyqaneve do të mbesin pa bukë ndërsa qytetarët do të duhet vetë ta gatuajnë bukën, kjo nëse hyn në fuqi masa për “ngrirjen” e çmimit të bukës prej 33 denarë, kështu, sic njofton KlanM, sot u kërcënuan prodhuesit e bukës.

Goran Malishiq, Kryetar i Shoqatës së Industrisë së Mullirit dhe Bukës tha se kjo masë nuk mund të merret brenda ditës pasi kjo u shkakton humbje prodhuesve dhe do të rezultojë me mbylljen e furrave.

“Kjo masë do t’u sjellë prodhuesve dëm pas çka do të jenë të detyruar t’i mbyllin furrat. Humbja nga kjo masë për çdo prodhues do të jetë rreth 15 mijë euro në ditë.Nëse qeveria miraton masën për kufizimin e çmimit të bukës, nga e nesërmja nuk do të ketë bukë në treg. Kjo do të ndodh kur masa do të publikohet në gazetën zyrtare” – tha Goran Malishiq, kryetar i shoqatës së industrisë së Mullirit dhe Bukës.

Masa për subvencionim i rrymes nuk mjafton, sic njofton KlanM, propozuan që Qeveria t`i shikojë modelet e shteteve fqinje ku prodhuesit kanë marrë ndihmë nga qeveria.

“Ne kemi presion në shumë aspekte. 35% janë punëtorët, 10% është subvencionimi i rrymës elektrike. Për të tansportuar bukën ka furgon i cili harxhon naftë, një pjesë e furrave përdorin derivatetet e naftës për prodhim të bukës e jo rrymë elektrike” – tha Goran Gjorgjievski, pronar i furrës.

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sic njofton KlanM, të shtunën ka njoftuar se nga 1 marsi do të ngrihet çmimi i bukës në 33 denarë. Masa është propozuar nga Ministria e Ekonomisë pasi nga analizat rezultoi se një pjesë e madhe e kompanive të produkteve ushqimore që kanë marrë energji elektrike të subvencionuar nuk i kanë ulur çmimet e produkteve edhe pas tre muajsh. /KlanMacedonia/