April 27, 2024
Rajon - Botë

CMG-ja publikon dokumentarin shumëgjuhësh “Rruga drejt lulëzimit”

Të hënën, në prag të Forumit të 3-të për Bashkëpunimin Ndërkombëtar “Një brez, një rrugë”, Grupi Mediatik i Kinës (CMG) zhvilloi në Pekin ceremoninë e publikimit të dokumentarit shumëgjuhësh “Rruga drejt lulëzimit”.

Në këtë ceremoni morën pjesë drejtori i CMG-së Shen Haixiong, zv.drejtori i CMG-së Hu Jinjun dhe sekretari i përgjithshëm i Komitetit Kombëtar të Zhvillimit dhe Reformës të Kinës Wu Hao.

Shen tha që publikimi i dokumentarit shumëgjuhësh “Rruga drejt lulëzimit” është bërë me synimin që të ndahen historitë mbi rrugën e lulëzimit të Kinës me tërë botën. Ato janë histori nga “unë” për “ne”, janë histori nga “Kina” për “botën”. Ky dokumentar i shkëlqyer, me shpërfaqjen e ndërlidhjeve të Kinës dhe botës në një hapësirë më të gjerë, do të sjellë një përvojë krejtësisht të re audiovizuale për miqtë brenda e jashtë Kinës.

Dokumentari “Rruga drejt lulëzimit” ka gjithsej gjashtë pjesë, të cilat janë transmetuar nga 11 deri më 16 tetor në platformën e CCTV-së. Deri më 15 tetor, ata kanë tërhequr mbi 1.2 miliardë shikime, dhe një audiencë totale prej 405 milionë vetash në të gjitha platformat mediatike.