May 20, 2024
Maqedoni

Çifti nga Maqedonia ende i bllokuar në Gaza/ MPJ: Janë mirë dhe në vend të sigurt, po punohet për evakuimin e tyre

Një çifti nga Maqedonia e Veriut vazhdon të mbetet i ngujuar në GazA, në pamundësi gjer më tani për t’u evakuuar. Nga Ministria e Jashtme thonë se dy shtetasit, çift bashkëshortor, gjenden në Gaza, konkretisht në qytetin Kan Junes, 12 kilometra nga vendkalimi kufitar Rafah. Sipas Ministrisë, çifti është dërguar në Spitalin e Gjysmëhënës së Kuqe dhe aktualisht ndodhet në gjendje të mirë dhe të sigurt. Nga MPJ sigurojnë se dy ambasadat e Maqedonisë së Veriut, në Kajro dhe Tel Aviv, janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente të Egjiptit dhe Izraelit, me qëllim evakuimin e tyre. “Me ndërmjetësimin e PDK-ve tanë ata janë futur në listën zyrtare për evakuim dhe presim që të krijohen kushte për evakuimin e tyre, gjë që në masën më të madhe varet nga kushtet në terren, të cilat për momentin nuk mund të parashikohen. Mbetemi në komunikim të përditshëm me ta, deri në evakuimin e tyre.”, thuhet në njoftimin e MPJ-së.