Ejup Berisha

Sot në politikë ka shumë gënjeshtra. Kjo nënkupton se ka edhe shumë politikan gënjeshtar pasiqë këtë aktivitet në shtet dhe në shoqëri e ideojnë, e konceptojnë dhe e zbatojnë politikanët. Gënjeshtra e stërtepruar e pranishme ne politikë e ka devalvuar bindjen pozitive jo vetëm për të por edhe për politikanët në përgjithësi. Pra çfarë duhet te eliminohet nga politika që kjo të behet e mirë e afert apo dhe e pranueshme për qytetarët. Flas per nevojën e bërjes së një politke të mirfillte apo dhe pozitive meqë e njejta një kohë shumë të gjatë në sytë e qytetarëve perceptohet dhe ndjehet me shumë negativitet. Kjo per shkak të disa karakteristikave negative që janë pjesë përbërëse e saj. Këto karakteristika janë:

1.Gënjeshtra
2.Manipulimi
3.Mashtrimi
4.Josinqeriteti
5.Shantazhi dhe
6.Intriga

Pra, këto gjëra sot përdoren shumë shpesh nga politikanët gjë që i japin pamje të rëndë, apo dhe perceptim tejet negativ politikës. Parshtrohet pyetja se nëse duam ti eliminojme këto cilën karakteristikë negative duhet ta shmangim që politikën ta bëjmë më të mirë, më të afërt, më pozitive dhe më të pranueshme për qytetarët. Prej tyre pra duhet eliminuar vetëmse gënjeshtrën. A e dini pse sepse kur një politikan genjen ai me automatizëm manipulon, mashtron, shantazhon, intrigon apo dhe është i pasinçertë.
Gënjeshtra jo vetëm në politike por edhe në aspekte tjera të jetës shoqërore dhe njerzore është gjëja më negative dhe më e shëmtuar e cila detyrimishtë duhet të eliminohet me qëllim që ti jepet kuptim pozitiv të gjitha gjërave në jetë duke mos e përjashtuar edhe politikën. Ripërsëris
sot kemi shumë gënjeshtara në politikë që do të thotë edhe shumë politikan gënjeshtarë. Apo këta sot tërë kohës manipulojnë, mashtrojnë dhe shantazhojnë pasiqë janë të pasinqertë mu për faktin se e bëjnë shumë shpesh atë që nuk duhet ta bëjnë në ambientin politik pra këta gënjejnë dhe vetëm gënjejnë. Ndërsa gënjeshtra është baza e të gjitha të këqijave në jetë prandaj kjo duhet të eliminohet nga gjithçka sa më shpejtë që është e mundur me qëllim që gjithçka të fillon të ketë njëfar kuptimi.

sqShqip