May 6, 2024
Kolumna

Çfarë do ju them të vdekurve?

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Nuk kam nevojë të ju tregojë të gjallëve, sepse nëse kanë sy ata vet do të shohin, por çfarë do ju them të vdekurëve kur një ditë do të i takojë kur edhe unë do të iki nga kjo botë. Ata me shumë dëshirë duan të dinë për të gjitha ato premtime që iu dhanë gjatë cikleve zgjedhore që nga formimi i partive të para politike shqiptare , të atyre që erdhën pas të parava në vazhdimësi dhe deri te këto që i kemi sot. Secila parti që nga e para e derit tek këta të tanishmët e kënduan këngën e njejtë vetëm qiftelisë ia ndrruan telat dhe asgjë tjetër nuk u bë.

Sa i etshëm ishte populli shqiptar për shqiptarizëm, sepse ju mungonte gati gjithëçka. Edhe pak të drejta që i kishin në atdheun e tyre të fituara me luftëra e me gjak ua morën me politikë armiqtë, ndërsa në këtë kontribuan edhe shumë udhëheqës shqipfolësa që për intreset e tyre personale karieriste i shitën për një copë pushtet. I akuzuam dhe gjithëçka iu thamë për këtë tradhëti që e kishin bërë disa prej tyre, por e kotë ishte.

Kjo kohë iku, po na la me shumë plagë në shpirt ne dhe gjeneratat e reja brez pas brezi pa i gëzuar të drejtat e tyre kombëtare në vendbanimet e të parëve të tyre.Shqiptarët gjithnjë vuajtën në burgje. U maltrretuan, u torturuan, por edhe u likuiduan për këto të drejta që të i gëzojnë vet dhe psardhësit e tyre, por gjithnjë këto vuajtje nuk u realizuan nga shumë politkëbërës të kohërave të cilët idealin e tyre e shitën për një post në pushtet ose…Koha po ecte e së bashku me kohën shqiptarët po vuanin, po heqnin të zinjtë e ullirit në trojet e tyre për të drejtat e tyre në çdo sferë.

Sa e sa tortura, maltretime, vuajtje nëpër burgje u kalbën shqiptarë për të drejtata e tyre duke mos u dorëzuar asnjëherë para torturave dhe prangave në duar e në këmbë me trup të gjakosur, por krenaria e tyre ishte të vdiset për ideal. Koha po ecte e së bashku me kohën presionet ndaj shqiptarëve po shtoheshin.

Me të gjitha këto vështërësi do të vijë një kohë kur shqiptarët do të bërballen me më të vështirën dhe do të i dalin zot atdheut. Në fillim të pluralizmit do të krijojnë disa parti dhe partiçka politike që nëpërmjet tyre të i arrijnë synemet e tyre kombëtare. Për shqiptare një gjë e këtillë dukej se po vjenë një frymë pranverore. Të gjithë ishim të entuazmuar se edhe për shqiptarët do fryej kjo erë “demokratike”, por me kohën shqiptarët u zhgënjyen edhe nga kjo eufori dhe nga ky gëzim, sepse agresori ishte i egër, por edhe shqiptarët të ndarë e të përçarë dhe nuk ishin të unifikuar së bashku për të zgjidhur bashkarisht nyjën e kahmotshme që iu kishte lidhur.

Tani shqiptarët kishin filluar liderët dhe bashkëpunëtorët e tyre të i ushqejnë vetëm me folkolorizëm të rrejshëm, me eufori mashtruese dhe për interese të tyre për të kapur pushtet.Me vite të tëra u mbajtën të lidhur shqiptarët me këto premtime dhe pa realizime. Vuajtje, maltretime, burgosje, vrasje dhe…, nga armiku që një ditë nuk kishin rrugëdalje tjetër pos për të i marrur armët në dorë dhe për të kërkuar që të drejtat e tyre në vend të tyre të i kthejnë nëpërmjet grykës së pushkës.

Një gjë e këtillë një ditë edhe ndodhi kur Ushtritë Çlirimtare dolën në skenë dhe ia kthyen grykën e pushkës armikut të përbetuar që donte të bëhej sundimtar në vend të huaj. Dolën në skenë me radhë këto ushtri. Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ushtria Çlirimtare Medvegjë Bujanoc dhe Preshevë dhe Ushtria Çlirimtare Kombëtare në Maqedoni.

Pas përfundimit të këtyre luftërave të çlirimtarëve për liri u formuan edhe ca parti tjera politike e që synimi i tyre u pa më vonë se ishte për pushtet dhe për asgjë tjetër. Filloi avazi i paraluftës me gënjeshtra, mashtrime, premttime, fjalime pompoze dhe duke e përdorur për intereset e tyre ëmblemat e UÇK-së, viktimat e luftës, dëshmorët etj. Prioritare për disa prej tyre ishte se kush të marr pushtetin dhe kush të bëhet më i pasur duke vjedhur djersën dhe gjakun e atyre që e kishin derdhur për , komb, liri e atdhe.

E gjithë kjo është një histori e gjatë që do të shkrruhet në një të ardhme edhe në më shumë detale dhe reale. Unë këtë shkrim timin do e mbylli me këtë se ate që pash që nga ditët e para të pluralizmit në Maqedoninë Veriore dhe deri me sot me partitë politike , liderët e tyre, pushtetarët e tyre çfarë do të them. Arritëm ate që e pritëm për të e arritur apo u zhgënjyem tërësisht nga të larpërmendurit si njëra, njashtu edhe tjetra qofshin në kohëra të ndryshme qoftë në pozitë apo opozitë.

Unë personalisht që të gjitha ecuritë dhe veprimet që i kam parë në kaq vite të kaluara do të kisha thënë se jo që nuk jam i kënaqur, por jam i zhgënjyer, sepse më së shumti intresimi i politibërësve ka qenë i orientuar në kapjen e pushtet për intrese personale, familjare, grupore, klanore dhe aspak kombëtare.

Si njëra si tjetra kanë vepruar pas pushtetit dhe për të u pasuruar me djersën dhe gjakun e huaj dhe asgjë nuk kanë bërë për komb, popull e atdhe. Unë një ditë kur nuk do të jem në mesin e të gjallëve, por do të vijë tek ju motra dhe vëllezër të vdekur nuk di se çfarë të ju them kur të më pyesni. Unë desha apo nuk desha do ua them të vëtetën se ate që ju e pritët me aq dashuri nuk u realizua

.Premtime kishte, por realizime shumë pak për të mos thënë aspak.Dëshmorëvë do të ju them se ameneti juaj jo që nuk është realizuar, por është tradhëtuar. Kur të më pyesin çfarë është bërë për idealin dhe amanetin e atyre që derdhën gjakun, mbetën pa gjymtyrë dhe ranë dëshmorë.

Do të më pikojnë lotët nga sytë dhe nuk mund të iu them asgjë, sepse ideali dhe gjaku juaj u shit për një copë pushtet. Atdheun e vodhën aq sa patën mundsi për të bërë pasuri marramendse për vete dhe pasardhësit e tyre.

Varfëria e popullit vuajtje për një kafshatë buke.Shkelën mbi gjithëçka vetëm e vetëm të i arrijnë interesat e tyre personale dhe nuk u ngopën dhe nuk po ngopen së vjedhuri.

Në fund kur të më pyesin të vdekurit po apo shtohet atdheut me të reja e të rinj. Unë do heshti pak dhe do u përgjigjem. Të rejat dhe të rinjët, ardhmëria e kombit për të cilën u derdhë gjaku dhe u flijua jeta që të jetojnë në atdheun e tyre, sot gjithnjë e më tepër po ikin nga vendlindja dhe po shpërndahen nëpër botë duke i braktisur vendlindjet dhe e atdheun e tyre për të cilët ndër shekuj u derdhë gjak dhe u dhanë jetëra.

Unë tani u ndala. Nuk munda më të flasë ,sepse më ngulfatën lotët.