April 29, 2024
Maqedoni

Çështja e Maqedonisë së Veriut rrezikon qeverinë e Petkov-it

Zgjidhja e kontestit me Maqedoninë e Veriut ka trazuar gjithë qeverinë bullgare.

Qeveria e Kiril Petkov-it numëron dita ditës dorëheqjet dhe largimet e figurave kyçe nga qeveria, si nga pozicionet shtetërore ashtu nga rradhët e deputetëve.

Duke hyrë në Asamblenë Kombëtare Bullgare, kryeministri Kiril Petkov tha sot për mediat bullgare se është optimist për mbijetesën e qeverisë që ai drejton, fati i së cilës po shqyrtohet sot në kuvendin bullgar.

Petkov thotë se është optimist sepse njerëzit që mbështesin qeverinë bullgare prandaj edhe ka të drejtë të mendojë kështu.

Kiril Petkov nuk ka pranuar të komentojë më shumë detaje para debatit të sotëm për kërkesat e opozitës për mosbesimin e Qeverisë.

Që të mbijetojë qeveria e Kiril Petkovit, duhet të ketë 121 vota nga 240.

Debatet do të mbahen sot në Kuvendin Popullor, ndërsa votimi duhet të bëhet 24 orë pas përfundimit të tyre, të mërkurën në mbrëmje ose të enjten para mesditës.