Carovska: Numri i nxënësve të sapoinfektuar dje më i ulët, tani për tani nuk ka indikacione për ndryshimin e modelit arsimor
Dje numri i nxënësve pozitivë në shkolla është 0,01 që do të thotë janë më pak të infektuar në krahasim me ditën e hënë. Deri më tani nuk kemi indikacione se modeli arsimor duhet të ndryshohet. por në momentin kur do të marrim indikacion për ndryshim të modelit ne jemi të gatshëm ashtu të veprojmë, deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska.
“Epidemiologët ndjekin, Komisioni për Sëmundje Infektive ndjek, informacionet i marrin edhe ata, siç i merr MASH-i, dhe ata veprojnë mbi bazë të komunës, rajonit, shkollës. Theksoj në atë se në shkolla janë 240 mijë nxënës, ndërsa dje numri i nxënësve pozitivë në shkolla është 0,01, që në të vërtetë një përqindje shumë e vogël. Pres se do të kemi sukses të qëndrojmë në përqindje të ulëta, sepse interes më i lartë i nxënësve është të jenë në shkollë”, theksoi Carovska.
U apelon drejtorëve, mësimdhënësve, prindërve t’i respektojmë protokollet, t’i mbrojmë fëmijët tanë, t’u sigurojmë edhe të drejtën e mësimit e cila është e drejtë themelore.
Lidhur me indikacionet e Avokatit të Popullit, Carovska theksoi se protokollet, si dhe plani për punë edhe tre skenarët janë miratuar në seancë qeveritare në koordinim me Komisionin për Sëmundje Infektive, që në korrik.
“Për momentin e zbatojmë skenarin prezencë fizike në shkolla, për të gjithë nxënësit në të gjithë territorin përveç në Tetovë dhe Gostivar të cilët fillojnë nga e hëna e ardhshme me mësim me prezencë fizike, dje Qeveria e mori të njëjtin vendim. Por, gjithçka tjetër mund të jetë mendim i një institucioni të caktuar, por më relevante për atë nëse duhet të shkurtohen orët, nuk duhet të shkurtohen, nëse ka problem shëndetësor apo nuk ka, as MASH-i, as Avokati i Popullit por është Komisioni për Sëmundje Infektive. Nga ana e Komisionit protokollet janë miratuar dhe si të tilla hollësisht po praktikohen, nëse ka nevojë për ndryshim të të njëjtave unë jam e sigurt se Komisioni do të na alarmojë, por deri më tani nuk kemi një gjë të tillë”, tha Carovska.
Këtë që e zbaton shteti ynë, shtoi, e zbatojnë edhe të gjitha shtetet në botë madje edhe shtetet më të zhvilluara.
Carovska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve informoi se përqindja e mësimdhënësve të vaksinuar është e lartë dhe arrin mbi 74 për qind.
“Mendoj se deri në fund të muajit do të arrijmë edhe një nivel përkatës siç thonë autoritetet shëndetësore për imunitet kolektiv te mësimdhënësit edhe atë pothuajse dy herë më i lartë nga numri i standardeve nacionale dhe më gëzon kjo sepse kjo tregon vetëdije të lartë te mësimdhënësit për nevojën e vazhdimësisë në mësim, konkludoi Carovska.