Carovska: Apelojmë deri tek të gjithë mësimdhënësit që të paraqiten për vaksinim
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska sot edhe njëherë apeloi deri tek të gjithë mësimdhënësit dhe personelin teknik të shkollave që të paraqiten për vaksinim. Sipas saj kjo është mënyra e vetme që të mund në shtator mësimi të filloj në të gjitha shkollat me prezencë fizike, në të kundërtën Carovska ripërsëriti vendimin e qeverisë për tre skenarë të mundshëm, ai me prezencë fizike, mësimi onlinë dhe mësimi i kombinuar.
“Si ministri me 1 shtator do të jemi të përgatitur për të gjitha 3 skenarët. Unë apeloj që të gjithë mësimdhënësit, i gjithë personeli teknik që në kontinuitet të paraqiten për vaksinim dhe të arrijmë bashkë deri tek një përqindje më e lartë e imunizimit”, tha Mila Carovska, ministre e Arsimit.