Maqedoni

Moti me diell dhe vranësira mesatare, temperatura deri në 35 gradë

Moti sot në mbarë vendin do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare, e fortë përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri 21, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 26 deri 35 gradë. Indeksi UV do të jetë 8, informojnë Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Edhe në Shkup e rrethinë do të mbaj mot i ngjashëm, me diell dhe vranësira mesatare. Temperatura minimale do të ulet në 18 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 30 gradë Celsiusë.