Bytyqi, Filipçe, Spasovski dhe Carovska nënkryetarë të LSDM-së
Gjatë kongresit të sotëm të LSDM-së, menjëherë pas zgjedhjes së anëtarëve të kryesisë qendrore janë zgjedhur edhe sekretari i përgjithshëm i partisë dhe nënkryetarët. Për sekretar të parties u zgjodh Ljupço Nikollovski.
“Për nënkryetar të partisë janë zgjedhur, Fatmir Bytyqi, Milla Carovska, Oliver Spasovski dhe Venko Filipçe”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar I LSDM-së. Që të 4 të zgjedhurit, janë anëtarë të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.