Bytyqi: Disa kompani do të mbajnë çmimet e garantuara
Pas përfundimit të masës për “çmimet e garantuara”, është krijuar rend në përcaktimin e çmimeve, për arsye se disa kompani kanë njoftuar se do të mbajnë çmimet e njëjta deri më 15 maj të këtij viti, thotë zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.
“Reagimet e para të tregtarëve gjatë javës së kaluar ishin me të vërtetë pozitive, inkurajuese dhe ata thanë se për shkak se duan të jenë të përgjegjshëm do të mbajnë të njëjtat çmime deri më 15 maj. Përskaj të gjithë asaj që ka ndodhur gjatë periudhës së kaluar, tregtarët dinë të kenë përgjegjësi dhe mos të bëjnë presion mbi konsumatorin final.”, – deklaroi zëvendëskryeministri, Fatmir Bytyqi.
Sipas tij, zgjidhje për të gjitha parregullsitë apo keqpërdorimet eventuale të tregtarëve do t’i jep Ligji për praktikat e padrejta tregtare.
“Ligji është zgjidhje sistemore, zgjidhje të cilët nuk e kemi pasur dhe nuk e keni askund edhe në Evropë dhe është një zgjidhje sipas direktivave të Bashkimit Evropian. Zgjidhje të këtilla tregojnë së çfarë është e mira nga integrimi i vendit në BE.”, – theksoi zëvendëskryeministri, Fatmir Bytyqi për TVM2.
Nga Inspektorati i tregut kanë njoftuar se ditëve të fundit kanë intensifikuar kontrollet pas disa paralajmërimeve se ka rritje në disa produkte të qumështit. Gjatë periudhës së kaluar, Inspektorati ka bërë të ditur se janë mbyllur dy markete, një në Manastir dhe një në Shkup, për arsye se në mënyrë joligjore kanë tentuar të realizojnë profit më të madh në kurriz të qytetarëve.